Deputetja Përlaskaj: Rreth 15 të lënduar janë persona të mitur

Deputetja e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, në një lidhje direkte për T7 ka thënë se rreth 15 të mitur dhe 15 persona të moshës madhore janë të lënduar si pasojë e aksidentit të autobusit nga Kosova në Sllavonski Brod.

Lekaj-Përlaskaj ka thënë se të gjithë pasagjerët janë dërguar në spital për trajtim dhe se në vendin e ngjarjes nuk ka më udhëtarë.

“Ka të lënduar rreth 30 persona. Supozohet se 15 janë të mitur, tjerët të moshës madhore. Gjithë personat janë dërguar në spital për trajtim. Në vendin e ngjarjes nuk ka më udhëtarë. Unë ju shprehi ngushëllime familjarëve, kurse të sëmurëve ju dëshiroj shërim të shpejtë. Para gjysmë ore bisedova me kryeministrin e Kroacisë i cili do të jetë në vendngjarje. Ata janë duke e dhënë maksimumin. Falenderoj shtetin kroat që po i ndihmon personat që kanë pësuar nga kjo tragjedi”, ka thënë ai.