Derbi i Anamoravës/ SC Gjilani vjen me njoftimin e rëndësishëm

Tashmë dhe është zyrtare derbi i Anamoravës do të zhvillohet në Gjilan. Takimi mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00, ky duel i takon xhiros 17’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kuqebardhët kanë njoftuar se ky derbi do të zhvillohet vetëm me praninë e tifozerisë vendase, këtë rast “Skifterat” që përkrahin Gjilanin.

Postimi i plotë i Gjilanit:

“Tribuna qendrore e stadiumit sintetik do të jetë e hapur vetëm për tifozërinë vendase, ndërkohë kërkojmë mirëkuptim për numrin e limituar të personave të cilët do kenë mundësi të pajisen me bileta.

Biletat mund t’i merrni tek anëtarët e tifo grupit “Skifterat”, të cilat do të jenë të personalizuara me emra dhe mbiemra, si dhe do të mbajnë barkodin e veçantë për të këtë ndeshje.

Asnjë person nuk do lejohet të afrohet në hapsirat e stadiumit nëse nuk është i pajisur paraprakisht me biletë.

Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë”.