Derbin e Gjilanit e fiton Drita

Derbin lokal në Gjilan, që u zhvillua në një atmosferë madhështore sportive, çfarë nuk shihet askund tjetër në stadiumet tona, e fitoi Drita, e cila edhe shënoi e para.

Në pjesën e parë, shumë prej rasteve, çuditërisht, sikur të ishin lojtari i 12-të në fushë, i shpëtuan shtyllat, në të dyja anët.

Por, në pjesën e dytë, Drita kaloi në epërsi nëpërmjet Haxhimusës i cili shënoi në minutën 65 (1:0).

Haxhimusa shënon sërish në minutën 77 (2:0), i cili menjëherë pastaj u zëvendësua në fushë.

Pavarësisht rezultatit të sotëm, të dyja këto skuadra, Drita dhe Gjilani mbeten pretendentë për kreun e tabelës në elitën e futbollit kosovar.

Momentalisht, Drita ka 34 pikë, ndërsa Gjilani mbetet me 32 pikë/Mediafokus