Dërgesat rekorde bashkatdhetarët: Sivjet pritet të arrijnë mbi 1 miliard euro
Dërgesat nga bashkatdhetarët sivjet kanë shënuar një trend rritës dhe pritet që deri në fund të vitit të arrijnë mbi 1 miliard euro.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në tre mujorin e parë të këtij viti remitencat kanë arrit shumën 250 milionë euro ose rreth 60 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19, remitencat më 2020 shënuan rritje 120 milionë më shumë se në vitin 2019.
Ndërsa, sipas Instituti Riinvest, në 10 vitet e fundit, remitencat kanë arrit vlerën mbi 7 miliardë euro./kp/

