Dërgohet pa shenja jete një foshnje në QKMF

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.

Në rrethana akoma të paqarta, foshnja rreth 1 muaj e gjysmë ka humbur jetën në orët e mëngjesit.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se vdekjen e viktimën e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF.

Rasti është denoncuar edhe në Polici dhe si rezultat kanë nisur hetimet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.