Dërgohet për trajtim, ndërron jetë në QKUK

Një person me probleme shëndetësore, pacient në entin special, është dërguar në QKUK për trajtim, por aty ka ndërruar jetë. Rasti është cilësuar ‘hetim i vdekjes’.

Prishtinë 01.12.2020 – 10:00. Derisa viktima  mashkull kosovar kishte qenë pacient  në entin  special i njëjti  kishte pasur probleme shëndetësore. Viktima  ishte dërguar për  tretman mjekësor  në QKUK, ku më datë 01.12.2020, rreth orës 10:00 ka ndërruar  jetë. Me vendim të  prokurort trupi i pajete  i viktimës dërgohet për  obduksion në institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti nën hetime, thuhet në raportin e policisë.