Dërguti: Deputetët dhe stafi i VV-së i gjuajtën veteranët me shishe nga dritarja e Kuvendit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh veterane e luftës së UÇK-së, Aida Dërguti, i ka reaguar ashpër Mimoza Kusari Lila, pasi Kusari tha se nuk ka veteranë që dëmton pronën publike.
Dërguti ka thënë se deputetë të VV-së dhe stafi i saj kanë gjuajtur me shihe nga dritaret e Kuvendit, veteranët derisa ishin në protestë.
Reagimi i plotë:
Para se t’i drejtoheni veteranëve të luftës që mbrojtën vendin në ditët më të vështira, me leksione sesi duhet të sillen me pronën publike, si shefe e grupit parlamentar, ju takon t’i mbani leksion deputetëve/stafit tuaj të mos i gjuajnë veteranët me shishe nga dritarja e zyres së Kuvendit.

