Deri 40 minuta shkojnë pritjet për të dalë nga Kosova

Sipas të dhënave të fundit mbi fluksin në kufi, të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, 3-5 minuta, ato për të dalë nga Kosova janë më të gjata.

Raportohen pritje deri gjysmë ore në Bërnjak dhe deri 40 minuta në Merdarë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:28 të mëngjesit.