Deri kur ky Nepotizëm e kjo Politikë?
Emine Rufati Thaqi
15 vite me radhe jam duke u perballur me nje zhgenjim te madh. Çdo vit, te pakten 3-4 here hyj ne konkurse pune, beje teste me shkrim dhe gjithmone i kaloj me sukses, po ashtu edhe ne intervista kam dal gjithmone mire.
Por, ne fund gjithmone mbetem jashte listes se pranimeve.
Arsyea nuk eshte mungesa e pergaditjes, por fakti qe nuk i takoj ndonje partie politike, nuk kam “daje, halla apo dike tjeter” ne pushtet qe te me shtyj perpara.
Ky realitet eshte bere i hidhur per shume prej nesh, te rinje, te reja qe pergaditemi, studiojm, investojme mund dhe vite te tera, por ne fund pengohemi jo nga aftesia jone por nga nepotizmi dhe politika.
Nuk eshte e drejte qe mundi, shkollimi dhe pervoja te mos vlejne, vetem pse nuk ke “mbeshtetje politike”.
Kerkoje publikisht qe institucionet dhe shoqeria jone te hapin syte ndaj ketoj fenomeni.
Punesimi duhet te jete mbi bazen e merites e jo mbi bazen e lidhjeve familjare apo perkatesive partiake!
Nuk kerkoj mbeshtetje, por vetem ate qe e meritoj, nje mundesi te drejte per te punuar dhe per te kontribuar ne vendin tim.
Ju lutem, eshte koha te ndalet padrejtesia dhe te hapet rruga per nje sistem ku vlera dhe profesionalizmi te jene kriteri i vetem i punesimit!
Prandj, permes kesaj deklarate shpreh publikisht vendosmerine time qe kete raste ta coj deri ne fund permes rrugeve ligjore duke angazhuar avokat dhe per te kerkuar drejtesi per rastin tim.
Kerkoj nga institucionet kompetente qe te ndermarrin hapat e nevojshem per te garantuar procese transparente dhe te bazuara ne merite si dhe te ndalet cdo forme diskriminimi dhe nepotizmi ne punesim.

