Deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdares

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosovapo arrijnë deri në tre orë, ndërsa kolonat janë të gjata deri në 600 metra.

Deri në tri orë është koha e pritjes për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës në Merdares.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat për të dalë nga pika kufitare e Merdares arrijnë në 600 metra.

Njësoj edhe tek pika kufitare e Dheut të Bardhë ndërsa me kolona më të shkurtra është pika kufitare e Muçibabës, deri në 200 metra gjatësi.

Me pritje në dalje dallohet edhe pika kufitare e Dheut të Bardhë. Pritja arrin deri në 1 orë e gjysmë, derisa hyrja deri në 10 minuta.