‘Derisa vdekja të na ndajë’ – çiftet s`i përmbahen formulës së kurorëzimit
‘Derisa vdekja të na ndajë’, është njëra nga fjalitë më premtuese të besnikërisë së dy të rinjve ndaj njëri-tjetrit, që ata e thonë në ceromininë e kurorëzimit, por që në Kosovë nuk doli të jetë ashtu në shumë raste.
Viti 2021 shënon rekord shkurorëzimesh në Kosovë. Për tre vjet e gjysmë në Kosovë janë shënuar 1935 raste të prishjes së martesave.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm në 6-mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 280 raste të prishjes së kurorëzimit.
Ndërkaq në gjithë vitin 2020, sipas ASK-së janë regjistruar gjithsej 220 raste të ndarje mes çifteve bashkëshortore.
Raportohet se në vitin 2019 janë 722 raste, në vitin 2018 janë 713 raste ku çiftet i dhanë fund martesës së tyre dhe iu kthehen jetës individuale, ose lidhen martesa të tjera.

