Deshi t’i hip aeroplanit me pasaportë të huaj

Një kosovar është naluar në aeroportin e Prishtinës, pasi ka tentuar të udhëtojë jashtë me pasaportë të një personi tjetër.

Ai është ndaluar për keqpërdorim dokumenti.

ANP Adem Jashari 04.06.2022 – 08:45. Është shoqëruar në stacion i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka tentuar të udhëtojë me pasaportë të një personit tjetër. Me vendim të prokurorit, pasaporta është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.