Dëshmia e Deli Hysenit: Familjarët e mi vriteshin një nga një
Deli Hyseni, dëshmitari kryesor i masakrës së Llashticës, ka vdekur në Francë në prill të vitit 2021, ku kishte emigruar pas luftës, shkaku i gjendjes shëndetësore.
Në masakrën e Llashticës, që konsiderohet Reçaku i Anamaoravës, Deliu ishte plagosur në qafë dhe pasojat e tmerrit dhe plagëve i ka vuajtur tërë jetën.
Deli Hyseni ndërroi jetë 22 vjet pas masakrës, pa e parë dhe pa e pritur drejtësinë ta thotë fjalën e saj për krimet mbi Llashticën.
Dëshmia e tij gjendet në dosjen e krimeve mbi popullsinë civile në fshatin Llashticë. /Mediafokus.info/


