Dëshmitari i radhës flet për SHIK’un, thotë se ky deputet i PDK’së i kërkoi të anëtarësohej

Dëshmitari i radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK’së në Hagë, Nezir Çoçaj, ka deklaruar se ishte deputeti aktual i PDK’së, Ferat Shala, që i kërkoi të anëtarësohej në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

Çoçaj këtë e deklaroi teksa po i përgjigjej pyetjeve të prokurores Vega Iodice, e cila i parashtronte pyetje për SHIK’un, shkruan Insajderi.

Dëshmitari ka thënë se me sa ka dijeni drejtor i SHIK’ut atë kohë ka qenë Kadri Veseli.

Tutje, ai është pyetur edhe për angazhimin e Shalës në UÇK.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: