Dëshmitari: Jasharajt luftuan 3 ditë me 5000 trupa serbe
Banori i Drenicës, Shaqir Veseli, dëshmitar i masakrës së Prekazit, gjatë një interviste për Euronews Albania, tregon momentet e tmerrit të 5 marsit, kur u rrethua shtëpia e Jasharajve.
Sipas Veselit, familja Jashari luftoi për 3 ditë me mbi 5000 trupa serbe, deri sa dhanë jetën për liri.
“Më 5 mars jam çuar në 6.15 të mëngjesit dhe kam nxjerrë kokën në dritare kur shoh trupat serbe të vijnë nga Mitrovica; 5 autoblinda, 5 tanke, 5 kamionë.
Kanë qenë 5000 trupa për të ardhur e për të rrethuar këtë shtëpi këtu”, rrëfen Shaqir Veseli.
Nga luftimet të ashpra që u zhvilluan tri ditë radhazi, përgjatë 3 ditëve, 5, 6 dhe7 marsit me forcat policore dhe ushtarake serbe, së bashku me komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij u vranë 20 anëtarë, në mesin e tyre 10 fëmijë.

