Dëshmon burri vrasës: “S`duroj që një grua të më shajë”
Shqiptari, i cili mbyti bashkëshorten e tij 36-vjeçare me duar, ka dalë sot para gjykatës në Greqi dhe ka zbuluar arsyen përse ndërmori aktin ekstrem.
Ai u shpreh se humbi kontrollin kur bashkëshortja i tha se do të merrte fëmijët dhe do largohej.
Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurës në zonën e Lakonisë, ndërsa dy fëmijët e çiftit flinin gjumë në dhomën ngjitur.
Autori, i cili shfaqi pendesë për vrasjen e gruas, pretendon se ajo e kishte sharë dhe më pas e kishte kërcënuar se do largohej së bashku me fëmijët.
“Nuk duroj që një grua të më shajë”, mësohet se tha shqiptari, sipas Protothema, përcjellë panorama.al
Sipas medias greke, ai ka dëshmuar se: “U inatosa kur më ofendoi, e kapa për fyti dhe e mbyta.” (foto arkiv)

