Dështojnë në biznes, i kërkon 15 mijë euro nga ortaku
Një person në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin për detyrim pasi ortakut të tij i ka kërkuar 15 mijë euro, pas dështimit të biznesit, të cilin e kishin pasur bashkërisht.
Prishtinë 18.05.2022 – 15:30. Me datë 27.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar se duhet t’ia paguaj 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) €. I dyshuari parat i ka kërkuar pasi që kishin dështuar nga një biznes i përbashkët. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

