Dështon edhe tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit, seancë e re sonte në ora 22:00

Ka nisur seanca konstituive e cila po mbahet në ditën e fundit brenda afatit që e caktoi Gjykata Kushtetuese.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish ka hedhur në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili s’ka marrë mbështetje me muaj në vazhdimet e seancës konstituive.

Nga 107 deputetë të pranishëm, votuan për 56, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Nga nesër do të fillojë masa e përkohshme e caktuar nga gjykata që pezullon punën e Kuvendit deri në nxjerrjen e aktgjykimit final.