Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit, vazhdon bllokada

Dështon sërish të konstituohet Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e 25-të.

Kjo pasi sërish nuk mori votat e mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nga 104 deputetë që ishin në sallë, 51 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim.