Dështon sërish konstituimi i Kuvendit – seanca e radhës nesër

Sërish ka dështuar sot konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas skenarit të njëjtë tashmë

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili prapë nuk e mori mbështetjen.

Deputetët që dolën në foltore thanë se partia e parë po e shkel Kushtetutën dhe bënë thirrje që të kthehet votimi i hapur.

107 deputetë prezentë në sallë nga të cilët 54 ishin për, asnjë kundër, asnjë abstesnim.

Kryesuesi Dehari tha se meqenëse nesër është dita e fundit kur mund të bëhet edhe një përpjekje për konstituim të Kuvendit brenda afatit kushtetues, seanca e radhës do të mbahet nesër nga ora 14:00.

Sot në Kuvend ishin ambasadorë të vendeve të huaja në vend, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës si dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.