Dështon takimi Kurti- Vuçiq

Ka dështuar përfundimisht mbajtja e një takimi të përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gazetari Kushtrim adiku për emisionin “Raport Special” në Kanal10, ka njoftuar se takimi i parapri të mbahet ndërmjet kryeministri Albin Kurti dhe atij serb Aleksandër Vuçiq nuk do të mbahet,

“Takimi tre palësh në këto momente mund të llogaritet si i dështuar, kjo për arsye se presidenti serb Aleksandër Vuçiq në këto momente ka dal në konferencë për media përsëri dhe ai e akuzon palën kosovare dhe thotë se nuk ka mundur të ballafaqohet me të”, ka thënë Sadiku.

Paraprakisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, takuan ndaras Kurtin dhe më pas Vuçiqin.

Para takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.