Detaje të reja nga vdekja e 51-vjeçares në Kamenicë, motra akuzon vëllaun

Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën në shtëpinë e familjes Morina në Kamenicë, ku një grua 51-vjeçare u gjet pa shenja jete.

Viktima dyshohet se i dha fund jetës në afërsi të shtëpisë dhe vdekja e saj u cilësua si e dyshimtë.

Policia nisi hetimit për këtë rast, ndërkohë që është bërë një denoncim tjetër nga familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, tashmë është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Shtytje në vetëvrasje” pasi në Polici u bë një raportim për akuzat brenda familjes së të ndjerës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vëllai i viktimës ia ka mësyrë Policisë gjatë ditës së djeshme, ku ka deklaruar se motra e tij, po e akuzon se ai e ka shtyrë motrën e ndjerë që t’i jap fund jetës.

Pas akuzave të saj, e njëjta ka tentuar fillimisht që t’i sulmojë anëtarët e familjes e më pas është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Vëllai i i të ndjerës ka kërkuar nga Policia ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme dhe e ka mohuar se ka gisht në në rastin e motrës së tij.

Lidhur me këtë denoncim, pas përfundimit të proceduarve policor, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të hapet rasti dhe varësisht nga zhvillimi i hetimeve, të veprohet tutje.