Detaje të reja për tentim-vrasjen e Vali Corleones

Policia në Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellë i lënduar “Valentino Corleone” si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas policisë, nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një 22-vjeçare, e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

“Për momentin nuk dihen motivet e incidentit. Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ‘Vrasje në tentativë’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë, gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit”.

NJOFTIMI I POLICISË