Deti në Durrës plot pushues, sikur në gusht
Pushuesit nga Kosova kanë vërshuar në bregdetin shqiptar për fundjavë.
Temperaturat solide, çmimet më të lira se në korrik e gusht, kanë bërë që fundjava të jetë përplot me pushues, shumica prej tyre nga Kosova.
Këtë e mundëson edhe distanca e afërt me bregdetin shqiptar, meqë nuk humbet shumë kohë për rrugë deri atje.
Mjafton të nisesh herët në mengjes dhe ditën e zë të plotë për det e rreze dielli.
Atje po e kalojnë fundjavën edhe një grup pushuesish nga Gjilani e Vitia, të cilët i kanë dërguar këto foto enkas për Mediafokus.info.


