Detox pas festave: Çfarë të pini për të eliminuar fryrjen e stomakut
Shumica prej jush keni ngrënë më shumë sesa zakonisht gjatë festës dhe tani ndiheni të fryrë. Mbase, nuk keni faj, për festa e teprojnë ngapak të gjithë.
Por, çfarë duhet të bëjmë tani për të shfryrë stomakun, përgjigjen e jep diotologia e njohur shqiptare Anila Kalleshi.
Recetat tradicionale me yndyrë të lartë dhe ëmbëlsirat me shumë kalori kanë ngadalësuar metabolizmin, megjithatë ju mund të detoksifikoheni dhe t’i humbisni gramët e marrë, shpresojmë nuk janë kilogramë, me disa lëngje frutash dhe perimesh me efekt të lartë dobësues dhe detoksifikues.
Ja disa lëngje frutash me disa kombinime që kanë efekt dobësues. Portokall, karotë, lakër e bardhë, xhinxher. Karotë, portokall, mollë, panxhar, limon. Qitro, dardhë, xhinxher. Ananas, panxhar, portokall, karotë, portokall, lakër e kuqe, limon. Mollë, karotë, selino, kastravec, xhinxher.
Nëse dëshironi efekt më të shpejtë, zëvendësoni vaktin e drekës me një nga këto lëngje që do ju japin dozën e duhur të vitaminave dhe do ndihmojnë në shkrirjen e depozitave dhjamore.

