Dezinfektimi i banesave kolektive në Gjilan
Kandidati për asamblenë komunale nga subjekti politik Partia e Drejtësisë, z.Bejtullah Bunjaku, ka thënë se dezinfektimi i banesave kolektive është një e rëndësie të veçantë, ngaqë qyteti ka mjaft banesa kolektive, një pjesë e tyre të pa administruara, dhe ato nuk dezinfetohen fare.
Dezinfektimi në kohë pandemie është një domosdoshmëri, por gjithashtu edhe dezinfektimi kundër brejtësve dhe insekteve është e një rëndësie të veçantë.
Duhet bërë dezinfektimi i të gjitha hyrjeve të banesave kolektive që nuk kanë administrim, pa lënë anashkaluar edhe ato nën administrim në Komunën e Gjilanit, ka thënë z.Bunjaku.
Edhe Kryetari i degës dhe njëkohësisht bartës i listës së PD-së, Msc Skender Berisha, i ka dhënë mbështetje kësaj iniciative, që kandidati Bejtullah Bunjaku ka premtuar në angazhimin e tij.
Voto #142
Voto nr.2 Bejtullah Bunjaku

