Dhëndri gjendet i vdekur te miqtë në Kamenicë

Një person në Kamenicë është gjetur i vdekur te miqtë e tij. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Kamenicë 05.02.2022 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dhëndri i tij viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë mysafir te ankuesi, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.