Dhia e egër jeton në Malet e Sharrit, regjistrohet nga kurth-kamerat
Në malet e fshatit Greikoc të Suharekës, të cilat janë të lidhura me Malet e Sharrit, nga kamerat kurth është kapur një dhi e egër, derisa edhe shihet duke parë në drejtim të tyre,
Anëtarët e grupit ‘Wild Zone Greikoc’, kanë vendosur kurthe të kamerave në bjeshkët e Greikocit, të cilat shkrepin imazhe të kafshëve dhe shtazëve të rralla që gjenden në Kosovë, shkruan mitrovicatoppress.
Së fundi nga këto kamera është kapur një dhi e egër e cila është kafshë në zhdukje.
Dhia e egër është një kafshë e egër që shtrihet në Europë, në Azi dhe në Lindjen e Mesme.
Gjuetia e saj është e ndaluar sepse listohet si e cenuar në Listën e Kuqe që nga viti 1996.
Dhia shtëpiake mendohet se e ka preardhjen nga dhia e egër.
Në Kosovë kjo dhi gjendet në Malet e Sharrit si dhe në Bjeshkët e Nemuna, pasi që jetesën e bën në lartësi mbi detare më të lartë dhe ushqimin e ka më të lehtë për ta siguruar.
Dhia e egër del për kullotë herët në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërsa gjatë ditës pushon në vende shkëmbore apo shpella me dukshmëri të mirë drejt mjedisit./mediafokus.info

