Dhimbje e dyfishtë në familjen Arifi të Zhegrës, dje vdiq nana, sot djali 37-vjeçar

Betejën me virusin COVID-19 e ka humbur sot edhe 37-vjeçari nga Zhegra, Agron Arifi. Njoftimin e kanë dhënë familjarët.

Agroni ka lënë pas vete gruan dhe katër fëmijë, më i madhi prej tyre 10-vjeç.

Një ditë përpara, Agronit i ka vdekur edhe nëna, po ashtu nga Covid-19. Ajo ishte mbi 80-vjeç

Familja Arifi po përjeton dhimbje të dyfishtë.

Njëri nga familjarët, ka shkruar: 

‘Na ike shpejt o daja Agron. Më djeg dhimbja në shpirt, më djeg për së gjalli, kur po e di që ti nuk gjindesh ma afër nesh. Po ti ishe i fortë si guri o dajë, pse u dorëzove aq lehtë. Ne nipat mburreshim me ty që të kishim dajë dhe gjithmonë të krahasonim si një gjoks luani,m aq i gjallë e i fortë që ishe. Lamtumirë dajë. Pusho i qetë në parajsën me lule. Gjithmonë do mbetesh në zemrat tona’ – ka shkruar nipi i tij Zejush Hasani.