Dhjetë golashënuesit më të rinj në histori të EUROS
Mbrëmë Lamine Yamali e shënoi edhe një rekord për sa i përket moshës së tij të re dhe shpërthimit në arenën botërore të futbollit.
Spanjolli u bë golashënuesi më i ri në histori të Kampionatit Evropian pas golit ndaj Francës në gjysmëfinale të EURO 2024-shit, përcjell Klan Kosova.
Ai e theu një rekord që po qëndronte tash e 20 vjet, por për ta parë se kush janë 10 golashënuesit pë të rinjë në histori të kësaj gare, hidhjani një sy listës më poshtë:
Patrick Kluivert – 19 vjeç e 353 ditë (1996)
Cristian Chivu – 19 vjeç e 238 ditë (2000)
Ferenc Bene – 19 vjeç e 183 ditë (1964)
Cristiano Ronaldo – 19 vjeç e 128 ditë (2004)
Arda Guler – 19 vjeç e 114 ditë (2024)
Dragan Stojkoviq – 19 vjeç e 108 ditë (1984)
Renato Sanches – 18 vjeç e 317 ditë
Wayne Rooney – 18 vjeç e 237 ditë (2004)
Johan Vonlathen – 18 vjeç e 141 ditë
Lamine Yamal – 16 vjeç e 362 ditë (2024)

