Dhjetëra qytetarë serbë po protestojnë sot në veri të Mitrovicës, pas ndalimit të referendumit
Dhjetëra qytetarë serbë po protestojnë sot në veri të Mitrovicës, pas miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.
Në mesin e protestuesve janë edhe ministri Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit.
Ndërsa protestuesit mbajnë në duar pankarta me mbishkrimet “Serbët nga Kosova janë fuqishëm me shtetin e tyre, Serbinë”, “Votoj për paqe, jo për terror”, “Edhe serbët kanë të drejtat njerëzore”, dhe të ngjashme.

