Dhjetëra të arrestuar për trafikim me migrantë, Policia vazhdon bastisjet në Prizren
Si rezultat i një hetimi relativisht të gjatë për të identifikuar personat e involvuar në trafikimin me migrantë, Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një aksion të gjerë me ç’rast janë arrestuar dhjetëra persona në regjionin e Prizrenit dhe jo vetëm.
Me urdhër të Gjykatës, Policia është duke kryer edhe disa bastisje në disa lokacione, ku pritet sigurimi provave materiale që provojnë përfshirjen e të dyshuarve në veprime kriminale.
Sinjali mëson se në mesin e të arrestuarve, ka edhe persona që lidhen me agjenci turistike që merret me udhëtime turistike brenda dhe jashtë vendit.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar.

