Dhuna në Oborrin Mbretëror, Elia Zaharia tregon si nisi konflikt fizik me Princ Lekën

Elia Zaharia e cila prej disa ditësh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një konflikti fizik që ajo pati me Princ Lekën, ka treguar më tepër detaje si ndodhi ajo ngjarje, e cila pasoi edhe me publikimin e një videoje, ku aktorja shihet duke dhunuar ish-bashkëshortin.

Ajo shprehet se konflikti me ish-bashkëshortin ishte “një rrufe në qiell të hapur”, pasi deri në ato momente, procesi i ndarjes po shkonte paqësisht.

Aktorja thotë se vajza, Princesha Geraldina ishte e pranishme në konfliktin e ndodhur mes Princit Leka dhe babait të saj Gjergj Zaharia.

“Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte, dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti.

Nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht.

Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babain tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos kërkënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babain e saj, nesër do të kthehet në peshë për të”, është shprehur Elia për Top News.

AKUZAT PËR DHUNË

Kujtojmë se më 6 Mars, në media u bë publik lajmi se Princ Leka kishte denoncuar për dhunë Elia Zaharinë dhe babain e saj Gjergj Zaharia, për dhunë. Po ashtu, edhe Elia Zaharia e kishte denoncuar Princ Lekën për të njëjtën vepër penale. Ne dëshminë e tij në Polici Princ Leka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia, e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin.

Ndërsa ka shtuar se gjatë konfliktit, Gjergj Zaharia ka marrë një statujë prej druri dhe e ka goditur. Nga videoja shikohet që Elia Zaharia e ndjek Princ Lekën nëpër ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70-vjeçar. Ndërkohë që ai dëgjohet teksa thotë nuk preka gjë me dorë dhe tenton të ikë, por me njërën dorë mban celularin, duke filmuar ish-bashkëshorten e tij.

“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën ‘Murat Toptani’ rezidenca e familjes mbretërore nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time, të moshës 3- vjeçare, pasi me ishbashkëshorten, shtetasen Elia Zogu, jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me shefin e Administratës së Oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Me pas, unë i kam kërkuar Syles që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzën time të vogël, Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeç, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit teë saj, babit të ishbashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia.

Në këtë moment, unë kam përqafuar vajzën time, dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim, duke më thënë se ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës, dhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këto momente, situata ka agravuar. Shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma te këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur dhe më ka grisur xhupin, si edhe ka marrë edhe një send të fortë(statuj druri) me të cilin më ka goditur”.

Nga ana tjetër, Elia Zaharia pretendoi se Princ Leka ishte i dhunshëm, e kapi nga duart dhe tentoi ta godiste. Aktorja është shprehur se ajo dhe i ati, Gjergj Zaharia, janë vetëm brojtur.

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, ka deklaruar ajo. Gjithashtu, edhe babai i aktores ka hedhur poshtë pretendimet e Princ Lekës, duke deklaruar se ishte ky i fundit që e dhunoi.

“Jam i moshuar. Me zor qëndroj në këmbë jo të sulmoj një djalë të ri”, ka dëshmuar Gjergj Zaharia për Policinë. Në momentet që vetë Princi ka filmuar me celular, shfaqen pamjet kur Elia e qëllon dhe tërheq për xhakete, duke e akuzuar se ka qëlluar babanë e saj. Më pas, Elia e akuzon Princin se ka falsifikuar dokumentet e studimeve dhe se do e demaskonte.

“I ke gjuajtur babit tim, të preksh ti me dorë babin tim. Do të të çoj në gjyq. Ti ke falsifikuar. I ke thënë shtetit shqiptar që ke shkollë, por në të vërtetë nuk ke. Ke vetëm 4 klasë shkollë”, dëgjohet Elia Zaharia në video.

Princi Leka iu drejtuar Komisariatit 1 në Tiranë, ku dhe bëri denoncimin e kërkoi e mori urdhër mbrojtje nga ish-gruaja dhe babai i saj. Kur siguroi anën ligjore dhe mbrojtjen e policisë, Leka nga komisariati u paraqit në QSUT-së për të marrë ndihmë mjekësore, shoqëruar edhe me kartën përkatëse.

TRADHTIA

Prej muajsh, ish-çifti mbretëror ka qenë kryefjalë e mediave të shtypit rozë. Shkak është bërë ndarja e bujshme e tij pas 15 vitesh. Konfliktet në familjen mbretërore kishin kohë që kishin nisur.

Dhe shkak pikërisht është bërë tradhtia e Princ Lekës. E teksa vendi “zien” nga “skandali mbretëror”, një reagim ka edhe shoqja e Elias, aktorja e njohur Luli Bitri, që ka zbuluar më shumë rreth nisjes së konfliktit. Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo i del në mbrojte Elias, teksa ka zbuluar se Princ Leka e ka tradhtuar bashkëshorten.

“Por, sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhtinë. Atij njeriu për të cilin u ndjeve sikur të kishte vdekur një pjesëtar i familjes kur ai i mungonte netëve kur vajza jote e kërkonte mes ngashërimash”, shkruan ajo.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me detajet e reja nga kjo marrëdhënie e prishur, ku shkak paska qenë pikërisht fotografia disa vite më e re, Blerta Celibashi. Ndonëse pak javë më parë, Oborri Mbretëror u mundua ta përgënjeshtrojë këtë fakt, duket se tashmë e vërteta është zbuluar.

Princ Leka ka preferuar që të qëndrojë disi më i tërhequr nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe historinë e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re.

Çifti përfliteshin prej shumë kohësh për një ndarje, ndërsa Princ Leka kishte nisur edhe një marrëdhënie të re me fotografen e tyre, Blerta Celibashi.

Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit. Historia mes tyre duket mëse e konsoliduar, teksa tashmë çifti del edhe publikisht.