Dhunohet një e mitur në Mitrovicë

Një person nga Mitrovica ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është dhunuar.

Sipas tij, rasti ka ndodhur gjatë muajve qershor dhe korrik të vitit 2021.

Në raportin 24 orësh, policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë, Qershor-Korrik 2021. Me datë 12.01.2022 ankuesi mashkull kosovar së bashku me  viktimën-vajzën e tij të moshës se mitur ka raportuar rastin e cekur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.