Dhunohet një grua në një motel në Gjilan, arrestohet 37-vjeçari nga Bujanoci
Një person në Gjilan është arrestuar nga policia nën dyshimin për dhunim, pasi është raportuar nga viktima.
Një grua e ka denoncuar rastin në polici, ku ka deklaruar se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj nga një person që, sipas saj, e kishte kanosur vazhdimisht.
Burime të Gazetës Sinjali brenda sistemit të drejtësisë, bëjnë me dije se më 18 korrik 2025, rreth orës 13:40, një grua ka telefonuar Policinë nga një lokal në sheshin e qytetit të Gjilanit, duke raportuar se po kanosej nga një person i njohur për të.
Njësitet policore kanë reaguar menjëherë, duke shoqëruar të dyshuarin, një 38-vjeçar nga fshati Lotovicë e Bujanocit.
Gjatë intervistimit, në prani të përfaqësuesve ligjorë, viktima ka deklaruar se, për shkak të presionit dhe kërcënimeve që kishte marrë nga i dyshuari, më 11 korrik 2025, ishte detyruar të takohej me të në një motel në fshatin Livoç i Ulët, ku sipas saj, ishte detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.
I dyshuari, në deklarimin e tij në prani të avokatit mbrojtës, e ka mohuar kategorikisht akuzën.
Lidhur me këtë ngjarje, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti “Dhunim” ndërsa i dyshuari të ndalohet për 48 orë.
Hetimet janë në zhvillim dhe Policia po punon në mbledhjen e provave të tjera për zbardhjen e plotë të rastit.
