Dhunohet seksualisht një femër në Gjilan
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet se ka dhunuar seksualisht një femër, shkruan Mediafokus.info.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM /Gjilan, 25.07.2021-00:30-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke e sulmuar fizikisht e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.