Diana lë shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova’, nuk i përmban lotët

Për arsyeje të gjendjes shëndetësore të babait të saj, Diana ka lënë shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova’.

Ajo kishte kërkuar mbrëmë një bisedë me babain e saj dhe pasi kjo iu mundësia, Diana mori vendim të largohet automatikisht nga gara dhe nga shtëpia BBVK.

Kjo ndarje me banoret dhe veçmas me Arionin, ishte shumë e vështirë për të, ku nuk munguan as lotët.

Ajo ka rrëfyer se kishte pasur një aksident të rëndë para disa vitesh dhe ishte detyruar t’i bëjë 16 operacione për t’iu rikthyer jetës.