Diaspora – faktor kyç dhe historik në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Vehbi Kqiku

Që nga vitet 1945 e deri në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosoves, në tregun e brendëshëm të punes, rregullisht ka pasë fuqi të mjaftueshme punëtore, por edhe më teper se sa nevoja për të, për shkak të disproporcionit të numrit të popullsisë se aftë për punë me ekonominë e vendit që duhej të absorbonte këtë fuqi punëtore dhe për këtë arsye rregullisht fuqia e tepert ka migruar jashtë vendit.

Migrimi i fuqisë puntore ka filluar me të madhe prej vitit 1963 pas termetit,dhe rindertimi Shkupit duke vazhduar në pjesët tjera të ish Jugosllavise, prej Sllovenisë deri në Maqedoni, sidomos në Serbi, duke e cilsuar dhe nënqmuar si fuqi punëtore më të pa kualifikuar, me këtë edhe më dobët për të kompenzuar.

Për shkak të shkalles së ulët të pregaditjes profesionale, dhe numri i mjaftueshëm apo i tepert i fuqis punëtore , me këtë përcaktohet vlera e punës, në kompenzim të punes në çdo nivel të punësimit.

Teoria e parë e shnderrimt të vleres së punes në vlerë materiale, pages me meditje e hasim në teorine e mbivleres së punes te Marksi, i cili kishte konstatuar se vlera e punëtorit e cila shendrrohet në paga që kompenzohet për të punësuarin nga kapitalisti nuk mjafton as për mbi jetesë, kurse mbi vlera që përvetësohet nga kapitalisti është shume herë më e madhe se sa vlera reale e kapitalit që investon, kapitalisti në mjetet e punes dhe objektin e punes.

Që nga teoria e Marksit e deri më sot, gjithëhere ka debate, pajtime apo mos pajtime, për vleren e punes, kostoja e asajë pune dhe shperndarja e asaj mbivlere që ndikon puna e punëtorit në krijimin e vleres së re, që edhe sot nuk ka ndonjë koeficient real apo të përafërt që në gjuhen e tanishme titullohet vlera e shtuar e mallit, sherbimit apo diç tjetër dhe shpërndarja e saj në mes të punëmarrsit dhe punëdhënësit.

Për të sqaruar këtë, vleren e punes së punëtorit dhe shendrrimi i vleres së punës të tij në vlerë materiale, po e elaborojm me rast konkret.

Qytetarët e Kosoves, konkretisht qyterarët e komunes së Gjilanit, me vite dhe dekada, shumices e të moshuarve u kujtohet kur çdo ditë dilnin punëtorët në qender të qytetit dhe deklaronin se kam dal me kërku punë, me u shit, sot u shita, sot nuk u shita, edhe pse të njejtit as që e kane ditur apo kuptuar teorine e mbivleres së Marksit, por në pikpamje reale dhe natyrale u përputhte deklarimi i punëtorëve me teorin e Marksit se fuqia punetore dhe vlera e saj e cila del në treg trajtohet si mall.

Raporti në mes vleres së punes të punëtorit dhe angazhimi i mjeteve të punes në objektin e punes, gjithëhere ka qene cak apo luftë verbale në mes të të punëmarrsit dhe punëdhënësit, në përvetësimin e vleres së shtuar më lamin e prodhimit, apo në lamin e tregtisë dhe sasia, vlera apo përqindja se sa i takon të punësuarit dhe sa i mbetet punëdhësit pas shpërndarjes së saj.

Ky raport gjithëher ka ndryshuar deri më tani, gradualisht është ngritur prej fazes fillestare kur i punësuar është kompenzuar me nji pagë minimale sa për mbijetesë e deri më tani, kur ka ndryshuar raporti i shperndarjes së fitmit në mes të të punësuarit dhe punëdhënësit i cili në raste konkrete përfiton me shume punëmarrësi se sa punëdhënësi.

Sot punëtorët e Kosoves të cilët jetojnë dhe punojnë në boten perendimore, çdo ditë e ma teper, duke u aftësuar, arsimuar dhe specializuar në lemite përkatese, jane shëndrruar në faktor në caktimin e koficientit të shperndarjes së vleres së shtuar, madje madje në shum raste, si në mjeksi, arkitekture, inovacione apo në art, përveç taksave shtetrore që i paguajne në vendin ku punojnë, vleren të cilen vet e krijojnë edhe e përvetësojnë, të njejten e zgjerojnë në vendin ku e përfitojnë, apo e bartin në Kosovë.

Për shkak të ndryshimit të këtij raporti, me të madhe në tregun e punes, në bashkimin evropian, ku nje pjesë e madhe e fuqise punëtore e aftë për punë e cila ka migruar, afro 500,000 të punësuar për ekonomine e Kosoves u shëndrru në promotor i zhvillimit të vendit sepse mjetet financiare që vijne nga diaspora, të njejtët kur të shëndrrohen në potencialin investiv është e barabarte apo më e madhe se sa fuqia investive e të punësuarve në Kosovë, në sektorin publik dhe privat që paraqet numrin e përgjithshme 461,675 të punësuar me nje pagë mesatare prej 639 euro, mendohet se remitencat e dispores për vitin fiskal 2025 do të arrinin shumen afro nje miliard e gjysëm.

Po të krahasosh Shumen e mjeteve të derguara nga bota e jashtme,në krahasim me mundesine ndarjes së fondeve për investim nga punëtorët që punojne në Kosovë, mjetet nga remitencat kane arritur shumen prej 1,500,000,000 jane më të shumta se mjetet e të gjitha fondeve që përbëjnë tërsine e pergjithshëm të dedikuara për investim prej afro 1,000,000,000€

Sipas analizave të përgjithëshme të qdo ekonomie të vendeve të ndryshme metoda më e mirë dhe më e përafert për paraqitjen e gjendjes ekonomike të nji vendi dhe krahasimi me vitet paraprake paraqet pasqyren reale të atijë vendi përmës të të dhënave të bruto broduktit, perms prodhimit, të hyrave nga shitja e atijë prodhimi si dhe metoda e shpenzimeve të nji ekonomie të vendit.

Për shkak se metoda e shpenzimeve të ekonomis së vendit ngërthen në vehte të dhëna konkrete dhe më të shumta,mendoj se për këtë edhe përfitojmë të dhëna më të sakta për bruto produktin e vendit dhe norma e shtimit të vendit,zhvillimin e atijë vendi.

Sipas metodes së shpenzimeve për përllogaritjen e bruto produktit vjetor janë pesë elemente:

Elementi i parë është konsumi që paraqet shporten e shpenzimet të konsumatorve apo qytetarëve për ushqime, veshmbathje e plot të tjera, por para se të shpenzosh duhet ta dish se prej nga rrjedhin ato mjete financiare që shpenzon.

Burimi i njeteve financiare që shpenzojnë qytetarët, rrjedhin nga:

Pagat e të punësuarve, pensionet e pleqërise, pensionet kontributdhënës, skemat e ndihmave sociale, fondi për veteranët e UÇK-së, skema qeveritare për fëmijë, ndihma për lehona si dhe ndihma nga diaspora për familje.

Pra kemi më tepër se tetë burime financiare që ndikojnë në përmbushjen e shpotres të konsumatorit që kurre më pare nuk e kishin qytetarët e KOSOVES.

Si faktort tjeter apo i katert në llogaritjen e bruto produktit vendor është neto ekspori i cili paraqet dallimin në mes të eksporteve dhe importit të mallrave.

Ekonomia e Kosoves gjithëherë paraqet bilanc negativ në raport me eksportin dhe importin siç prezentohet për vitin 2025. Importi ka arritur shumen prej 7,000,000,000 miliard, kurse eksporti më pak se 2,000,000,000 që do te thote se importi mbulohet afo 29% kurse pjesa tjeter prej 71% paraqet deficit tregtar.

Çdo ekonomi, e cilit do vend qofte, i ka specifikat e veta që dallon me të tjerët. Ekonomia e Kosoves rregullisht është vleresuar si ekonomi që eksporton fuqi punëtore sepse dallimi në mes punëtorëve që punojnë në perendim krahasuar me punëtorët e jashtëm që vijnë e punojnë në Kosovë është teper i vogel.

Për vitin 2025 në vendin tone jane paraqitur 3.974 shtetas të jashtëm të cilët kane leje pune në Kosoë, shprehur në përqndje as nje për qind nuk e paraqet gjendjen në mes të punesuarve që vijne të punojnë në Kosovë në rapot me punëtorët e Kosoves që punojnë në perendim.

Sipas këtyre faktorëve që i prezentuam më lart mendojmë se gjendja reale e ekonomise së Kosoves me ekonomine e jashtme duhet të jetë; eksporti i mallrave dy miliard plus puna e eksportuar prej nje milliard e gjysëm e barabartë në tre miliardë e gjysëm minus importit shtatë miliard, deficit real do të ishte tre miliardë e gjysëm shprehur në perqindje 50% pra kemi nje deficir prej 50%, jo siç paraqitet sipas parametrave të mëparshëm financiare paraqet vetëm nje pjes të gjendjes faktike por nëse i shtojme shumen e vleres së mjeteve të punes, automjeteve apo diç tjetër që dergohen permes doganes së Kosoves, diaspora paraqitet promotor historik në zhvillimnin e vendit.

Sipas të dhënave statistikore të fundit në Kosovë jane afro 185 mijë objektye të investueshme, por nuk shfrytëzohen për banim apo investim, që shumica jane pronë nga diaspora, kjo dëshmon kontrastin në mes gjendjes faktike të ekonomise së Kosoves me gjendjen teorike që edhe sot ka dilema në normen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Që prej vitit 1999 kur Kosova u identifikua si shtet i ri, kur gjithçka i mungonte pas luftes, me nje fjale popullsia nuk kishte as vend ta strehote koken e pas 25 viteve të dale nga lufta, jo që ka siguruar kulm mbi kokë, por ka krijuar rezerva prej 185 objekte banimi apo punimi, kjo e dëshmon se norma e shtimit ekonomik e vendit është së paku edhe njehere më e madhe apo qind për qind më e lartë.

Me diasporen, Kosova për çdo ditë ngritet më lart, vlersohet më lart, zhvillohet më shumë!!!