Diaspora ia hoqi mandatin kryetarit të Dragashit

Gëzimi i fitores për kandidatin e PDK-së në Dragash nuk zgjati shumë, pasi votat e diasporës përmbysën rezultatin prej 50,21 për qind.

Ky rezultat ndryshoi pasi diaspora i dha më shumë vota kandidatit Bexhet Xheladini (LDK).

Kandidati për kryetar të Dragashit nga radhët e PDK-së, Shaban Shabani të mërkurën në emisionin “Frontal” ka deklaruar se votat janë të manipuluara.

Këto konstatime sipas tij vijnë, nga vëzhguesit e PDK-së në terren. Shabani njoftoi se për këtë kanë përgatitur ankesë që do e dërgojnë në PZAP.