Diaspora si partner zhvillimor për Komunën tonë

Unë, Mrika Krasniqi Shala, kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga lista e PDK 191, nr. 6, besoj fuqishëm se diaspora është një ndër asetet më të mëdha të komunës sonë.

Përveç remitancave që ndihmojnë familjet tona, ne do të krijojmë mekanizma të qartë që këto mjete të shndërrohen në investime produktive, duke sjellë zhvillim të qëndrueshëm për Gjilanin.

● Investime të përbashkëta në biznese të reja dhe sektorë strategjikë.
● Fonde zhvillimore me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të diasporës.
● Platforma digjitale për lidhjen e diasporës me komunën dhe bizneset vendore.

Diaspora nuk është vetëm mbështetëse e votës dhe nuk duhet të jetë, por duhet të jetë partnere në zhvillimin e përbashkët të Gjilanit tonë dhe krijimin e një ekonomie të fuqishme që i mungon Gjilanit.

Nëse do të marr besimin e qytetarëve të jem pjesë e Kuvendit Komunal do të jem zëri i juaj për një Gjilan mē të zhvilluar.

#MrikaKrasniqiShala #Nr6 #PDK #Gjilan