“Dielli do të lindë përsëri” – kush e tha këtë fjali para tri vitesh
Para se të nisej për në Hagë për intervistim, tri vite më parë, ish-presidenti Hashim Thaçi kishte vizituar Prekazin, për të nderuar komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë luftëtarët e UÇK’së.
Nga Prekazi, Thaçi e kishte përcjellë mesazhin e njohur se “dielli do të lindë përsëri”, transmeton Mediafokus.info.
“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH”, shkroi Thaçi asokohe në Facebook.
Ish-kreu i shtetit po mbahet në Hagë prej nëntorit 2020 ku tashmë ka nisur gjyqi. /Mediafokus.info


