Dietologia Dosti shpërdan një këshillë jetike: Jo ibuprofen për trajtimin e coronavirusit, më mirë paracetamol

Dietolgia e njohur shqiptare Diola Dosti ka shpërndarë një postim të “The Guardian”, ku këshillohet të mos përdoret kurrsesi medikamenti Ibuprofen kundër coronavirusit, sepse ka tendencë për uljen e reagimit imunitar të organizimit.

Nëse keni temperaturë shkaku i coronavirusit, atëherë më mirë është të përdoret paracetamol, se sa një bar anti-iflamator si ibuprofeni, i cili vetëm sa mund ta përkeqësojë gjendjen, këshillojnë mjekët e huaj.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se ilaçet anti-inflamatore janë një rrezik për pacientët me sëmundje infektive, meqë kanë tendencë të zvogëlojnë përgjigjen e sistemit imunitar të trupit ndaj sëmundjes.

Ju lutem shpërdajeni këtë postim/mediafokus.info