Dietologia: Si duhet të ushqeheni për një mënyrë jetese të shëndetshme?

Ajshe Ibrahimi – dietologe

Kombinimi i ushqyerjes së mirë me aktivitetin fizik mund të çojë në një mënyrë jetese më të shëndetshme. Për të rinjtë dhe të rriturit që merren me aktivitete fizike dhe sporte, ushqimi i shëndetshëm është thelbësor për rritjen e kualitetit të jetës.

Siguroni trupit tuaj nutrient që i duhen, duke ngrënë një shumëllojshmëri ushqimesh të mbushura me lëndë ushqyese, duke përfshirë drithërat, proteina nga burime të shëndetshme te ushqimit, frutat dhe perimet, qumështin dhe produktet e qumështit pa yndyrë.

Hani më pak ushqim të pasur me yndyra të larta, sheqerna të shtuar dhe natrium (kripë).

Burimi më i shpejtë i energjisë së trupit tuaj, vjen nga ushqime të tilla si buka, makaronat, bollguri, drithërat dhe tortillat. Sigurohuni që të bëni të paktën gjysmën e zgjedhjeve tuaja ushqimore me drithëra, si bukë me grurë të plotë ose makarona dhe oriz kafe.

Proteina është thelbësore për ndërtimin dhe riparimin e muskujve. Zgjidhni sasi të vogla ose me pak yndyrë nga mishi i viçit ose mishi i derrit dhe mish pule ose gjeldeti pa lëkurë. Merrni proteina nga prodhimet e detit dy herë në javë. Burimet e proteinave cilësore vijnë gjithashtu nga ushqimet me bazë bimore. Zgjidhni fasule dhe bizele, arra dhe fara të pakripura.

Merrni lëndët ushqyese që trupit tuaj i nevojiten duke përfshirë një larmi ngjyrash nga frutat dhe perimet, në mënyra të ndryshme. Provoni manaferrat blu, të kuqe ose të zeza, speca të kuq dhe të verdhë dhe zarzavate të errëta si spinaqi dhe lakra jeshile.

Zgjidhni mundësisht të freskëta, të ngrira, të konservuara, të thata ose me 100% për qind të lëngjeve nga frutat.

Ushqime si qumështi dhe prodhimet e qumështit pa yndyrë dhe me pak yndyrë si djathi, kosi dhe pijet e sojës së pasuruar (qumësht soje) ndihmojnë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave të forta të nevojshme për aktivitetet e përditshme.

Qëndroni të hidratuar duke pirë ujë në vend të pijeve me sheqer. Mbani me vete një shishe uji që mund të ripërdoret për të pasur gjithmonë ujë me vete.

Bilanci i vakteve tuaja mundëson përfshirjen e të gjitha nutrienteve të ushqimit çdo ditë.