Digjen tre krerë bagëti dhe një kotec me shpezë
Si pasojë e një zjarri aksidental në një stallë me ushqim në Klinë, janë djegur tri krerë bagëti dhe koteci me shpezë.
Fsh. Gjurgjevik i Madh, Klinë 26.08.2022 – 11:21. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se aksidentalisht zjarri ka kapluar një stallë me ushqim të bagëtive, ku janë djegur tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë. Viktima ka pësuar lëndime duke tentuar ta shuaj zjarrin dhe ka marrë tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë (foto ilustrim).

