Digjet bageri pasi u rrënuan lokalet, reagon Faton Peci: S’po rrënon bageri, por unë

Faton Peci, kryetari i Mitrovicës, ka publikuar një postim në të cilin ka njoftuar për djegjen e një bageri, i cili ishte përdorur për të rrënuar lokale në hapësirën publike.

Peci ka shkruar se e dënon ashpër këtë, të cilën e ka cilësuar makabër dhe kriminal.

“Mbrëmë gjatë orëve të vona të natës, kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje i është djegur një mekanizëm/bager.

E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar. Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike” – ka shkruar Peci ndër të tjera.