Digjet banesa, gruaja brenda saj humb jetën
Një grua në Gjakovë ka humbur jetën brenda një banese e cila është përfshirë nga zjarri.
Raporti i policisë:
ZJARRVËNIE & HETIM I VDEKJES
Gjakovë 20.06.2022 – 01:37. Nga zjarri për shkaqe të panjohura është përfshirë një banesë, si pasojë viktima femër kosovare ka humbur jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. (foto arkiv)

