Digjet një veturë në parkingun e Aeroportit të Prishtinës

Një veturë është djegur tërësisht, ndërsa një tjetër është dëmtuar pjesërisht mëngjesin e sotëm në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Përveç dëmeve materiale, për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Flora Ahmeti.

Ajo tha se njëra veturë (Mercedes) është djegur tërësisht, ndërsa tjetra (Audi) është dëmtuar pjesërisht.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Express.