Dikur Albin Kurti publikisht thoshte se do konflikt

Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti është i pari lider që vite më parë pati deklaruar publikisht se partia e tij do konflikt.

Në një intervistë për Gazetën “Java”, në vitin 2005, kreu i qeverisë kosovare e donte konfliktin me një, siç e quante ai, regjim antidemokratik.

“Duhet të ndërtojmë konflikt me pushtet të padrejtë, me një regjim antidemokratik e me një administratë kolonialiste, por ky konflikt në rastin tonë është i pa dhunshëm”, pati deklaruar Kurti, gjatë një interviste për gazetën “Java,” më 8 shtator të vitit 2005, transmeton Mediafokus.info.

Për më tepër, në këtë intervistë, kreu i Vetëvendosjes kishte thënë edhe se është kundër pluralizmit politik.

“Pluralizmi politik në këto rrethana e përçanë popullin. Unë jam për pluralizëm politik pasi ta bëjmë shtetin. Tash për tash, i tërë populli, të gjitha subjektet politike dhe jopolitike, duhet të bashkohen në një front të përbashkët për vetëvendosje”, kishte deklaruar Kurti.

17 vite pas këtyre deklaratave, Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje udhëheq me Qeverinë e Kosovës, pasi më 14 shkurt të vitit të kaluar ka fituar në formë plebishitare, me mbi 50 për qind të votave./Mediafokus.info/