‘Dikush me lot e dikush me gëzim, por të gjithë jemi krenarë që të patëm’
Historia ka treguar se mësuesit tanë nuk janë prijës të mirë vetëm në rrugën e alfabetit shqip, por ata janë prijës po aq të zotë edhe në luftërat me armikun.
Heroizmat e mësuesve janë të panumërta, prandaj jo pak heronj e dëshmorë janë nga radhët e mësuesve.
Para 22 vitesh, ra dëshmorë mësuesi nga Vërbica e Zhegocit, Bahtir Jahiri, i cili i ishte bashkuar luftës për çlirimin e vendit.
Prej dy vitesh, Kosova nuk po mund t`i shënojë këta përvjetorë në mënyrën më të mirë, shkaku i pandemisë.
Megjithatë, familjarët gjejnë mënyra për t`i rikujtuar e nderuar dëshmorët e atdheut.
Kështu vazhdon ta përkujtojë çdo viti birin e saj edhe familja Jahiri nga Vërbica e Zhegocit.
‘Dikush me lot e dikush me gëzim, por të gjithë jemi fytyrë ndritur që t ‘patëm. Krenarë për tërë jetën që t ‘patëm ty o faqebardhë. Jetofshim e t’kujtofshim çdoherë. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës’, ka shkuar Fadili, vëllai i mësuesit! /mediafokus.info


