Dikush në Gjilan po kërkon ndihmë për të siguruar një kontakt me familjen Jakupi në Turqi

Një familje në Gjilan po kërkon ndihmë për të siguruar një kontakt për familjen Jakupi në Turqi, e cila fillimisht, në ato vitet e hershme, ishte vendosur si muhaxhir në Izmir, por nuk dihet se ku ka lëvizur më vonë.

Familja Jakupi nga Gjilani, si muhaxher të shpërngulur në Turqi, kanë jetuar për një kohë në Edemish të Izmirit.

Pastaj nuk dihet se nëse kanë kaluar në Stamboll për të jetuar apo në Izmir ose ndoshta në ndonjë qytet tjetër të Turqisë.

Nëse ndokush ka informata, ndonjë muhaxhir gjilanas  se ku jeton në Turqi kjo familje, lutet ta komentojë këtu. /Mediafokus.info